solidarnost logo

PLATFORMЁ POLITIKE E LЁVIZJES MAJTISTE SOLIDARNOST

  • Refuzojmё tё heshtim para ndarjes klasore, padrejtёsisё sociale dhe fundosjen e pёrhershme dhe gjithmonё e mё tё thellё nё varfёri tё qytetarёve maqedonas;
  • Tё brengosur nga drejtimi gjeneral nё tё cilёn lёviz shoqёria maqedonase, veçanarisht pёr shkak tё prapambetjes sё proceseve demokratike, korrupcionit dhe cenzurёs, manipulimit politik me ndjenjat etnike dhe themelimin e modelit johuman ekonomik;
  • LLogarisim qё ekziston nevojё pёr organizata aktive tё cilat do tё mirren nё themel me rrёnjёt e kёtyre problemeve dhe do tё kontribojnё pёr gjetjen e zgjidhjeve tё qёndrueshme;
  • Tё bashkuar rreth vlerave tё anti-nacionalizmit dhe vetёdijen tonё si qenie njerёzore tё cilat besojnё qё problemet esenciale nuk i njohin dallimet etnike dhe i tejkalojnё kufijtё shtetёror; anti-militarizmi dhe paqja; anti-klerikalizmi, sekulariteti dhe lufta kundёr keqpёrdorjes sё religjionit nga ana e autoriteteve shtetёrore dhe religjioze, gjithmonё duke e respektuar lirinё e pёrkatёsisё religjioze tё qytetarёve;
  • Tё bindur nё mundёsine pёr ndёrtim tё njё shoqёrie humane dhe solidare tё themeluar mbi principet e barazisё.

E formuam Lёvizjen Majtiste Solidarnost tё themeluar nё idenё pёr krijim tё Maqedonisё socialisht tё drejtё dhe demokratike, nё tё cilёn qytetarёt do tё kenё mundёsi dhe inspirim pёr kyçje aktive nё jetёn shoqёrore dhe ndikim nё sjelljen e vendimeve.

Solidarnost ёshtё organizatё horizontale dhe inkluzive. Forca jonё lёvizёse ёshtё pёrgjegjёsia shoqёrore qё ne nuk duhet tё tregojmё, mirёpo nё mёnyrё aktive tё veprojmё. Gjithashtu punojmё nё zhvillimin e kulturёs sё respektit tё ndёrsjelltё, guximit tё ndёrsjelltё dhe motivimit, transparencёs, ndershmёrisё, solidaritet i brendshёm pёrmes antarёve, si dhe solidaritet me organizatat, grupet dhe iniciativat e tjera shoqёrore.

Si aktor shoqёror, Solidarnost prioritet u jep:

  • Drejtёsisё shoqёrore, tё themeluar nё pёrparimin e tё drejtave tё punёtorёve dhe socio-ekonomike tё qytetarёve si parakusht pёr zvogёlimin e ndarjes klasore dhe varfёrisё; e kundёrshtojmё jombrojtjen e vazhdueshme tё qytetarёve nga pasojat e dёmshme dhe nёnçmimet tё cilat i sjell kapitalizmi i korruptuar nga i cili pasurohen pakica nё shpinen e shumicёs; mundohemi pёr barazi tё qytetarёve nё qasjen e tyre deri te burimet, posaçёrisht nё aspektin e pёrdorimit tё sё mirave publike; e kundёrshtojmё shkatёrrimin, ose privatizimin e veprimeve tё sektorit publik, si dhe keqpёrdorimin e tyre pёr arritjen e interesave tё ngushta elitare dhe pasurimet personale. Pa tё drejta socio-ekonomike tё garantuara dhe realizime tё drejtёsisё shoqёrore, mendojmё qё nuk mund tё zhvillohet asnjё kulturё demokratike – nё kushte tё kourrpcionit tё lartё dhe partiokratisё, marrёdhёniet klientelistike qartё e definojnё fuqinё nё duart e disave, ndёrsa tё tjerёt janё shitёs sё mundit tё tyrё pёr tё mbijetuar. Ne nuk luftojmё kundёr institucioneve, mirёpo luftojmё pёr t’i bёrё ato tё pakorruptuara, mё tё drejta, mё pёrgjegjёse, mё kompoetente dhe mё tё afёrta pёr popullin. Si hapa tё nevojshёm nё luftёn pёr drejtёsi sociale, i shohim: zhvillimin e shёrbimeve sociale mё kualitative, mё tё disponueshme dhe falas pёr qytetarёt nё shёndetёsi, arsim dhe mbrojtje sociale; ruajtjen e sё mirave publike, kurse para sё gjithash ujit tё pijshёm, ajrit tё pastёr, ambientin jetёsor dhe tё gjitha resurset natyrore tё cilat pa mёshirё shiten. Mirremi edhe me rritjen e ndihmёs sociale pёr tё varfёrit dhe tё margjinalizuarit nё shoqёri nёpёrmjet programeve tё veçanta dhe masave pёr tejkalim tё strukturave tё pabarabarta, sepse vetёm ne atё mёnyrё mund tё dilet nga rrethi vicioz i varfёrisё dhe tё realizohet emancipimi.
  • Ndryshime thelbёsore ekonomike, tё themeluar mbi premisёn qё njerёzit nuk duhet tё jenё robёr tё kapitalit mirёpo kapitali tё jetё nё shёrbim tё qytetarёve. Solidarnost mirret me politikё tё stimulimit aktiv tё zhvillimit ekonomik nёpёrmjet bashkimit tё shkencёs dhe ekonomisё dhe ndёrtimin e ekonomisё tё bazuar nё dituri e cila nuk do tё shkatёrron jetё njerёzore e as ambient jetёsor; udhёheqje joshkatёrruese, kompetente dhe tё pёrgjegjshme me burimet publike; lёnje anash tё praktikёs tё favorizimit tё kompanive tё jashtme para atyre tё vendit; mundёsimin e vendeve tё reja pёr punё dhe pёrmirёsimin e kushteve jetёsore tё tё punёsuarve dhe tё papunёsuarve. Solidarnost mirret me politikё pёr rishpёrndarje tё tё ardhurave, nёpёrmjet tatimit progresiv, sepse vetёm nё atё mёnyrё rritja ekonomike ёshtё e qёndrueshme dhe inkluzive. Mundohemi pёr rroga minimale tё dinjitetshme qё i mundёsojnё çdo tё punёsuari tё ketё tё ardhura pёr njё jetё tё pёrshtatshme nё vend tё mbijetesёs tё mjerueshme.
  • Principi i shoqёrimit demokratik tё lirё dhe vendimmarrje, liri pёr veprim politik dhe barazi tё qytetarёve, pa dallim tё pёrkatёsisё sё tyre gjinore, etnik, religjioze e tё tjera. Ne sinçerisht duam tё shohim qytetarё tё lumtur dhe aktiv tё cilet do tё kenё liri, mundёsi dhe hapёsira publike pёr tu shoqёruar dhe shprehur qёndrimet dhe nevojat e veta; dhe nё njё do tё jenё edhe tё ndёgjuar pa dallim tё pozitave dhe pёrkatёsive tё tyre shoqёrore. Solidarnost mirret me humanizimin e tё gjitha sferave shoqёrore – ne mendojmё qё ne kontekstin maqedon dhe mё tё gjёrё, intersat lakuriqe dhe dobitё afatshkurtё i shtypin virtytet dhe vlerat njerёzore – dhe kjo duhet tё ndryshon, me shembull personal dhe me akcion(veprim). Ne besojmё nё demokracinё, punojmё pёr formimin e saj, pёrparimin dhe mbrojtjen e saj nga elita tё korruptuara, uzurpim dhe tirani tё shumicёs, diskriminimin e pakicёs dhe helmimin me retorika urryese, ndarje dhe shpifje.. Mundohemi pёr aplikim sa mё tё gjёrё tё principeve dhe demokratisё participuese dhe direkte dhe shprehje tё vullnetit tё qytetarёve nёpёrmjet forumeve dhe plenumeve, debateve publike dhe tё gjitha format e komunikimit direkt pёr çёshtje kyç Solidarnost e feston dhe lartёson dallimin si pёrparёsi, dhe nuk e llogarit si pengesё pёr pёrparim. Gjithashtu mundohemi edhe pёr punim administrativ dhe udhёheqje transparente dhe tё hapur dhe fortё qёndrojmё kundёr korrupsionit i secilit lloj, tendencat autoritative dhe format e udhёheqjes dhe sistemet e tyre tё eksploatimit, manipulimit dhe forcёs.

Mundohemi jo vetёm pёr tolerancё, mirёpo edhe pёr pranim dhe respektim tё dallimeve. E theksojmё principin e solidaritetit i cili bazohet nё respekt tё ndёrsjelltё, shoqёri dhe vetёdije pёr pёrkatёsinё shoqёrore dhe pёrgjegjёsi nё komunitet tё dallimeve. Luftojmё tё jemi gjithmon e mё shumё nё numёr pёr luftёn kundёr ndarjes sё padrejtё tё resurseve, eksploatimit, dhunёs, racizmit dhe kundёr tё gjitha formave shoviste-gjinore, nacionale, sociale dhe elitare; mirёpo luftojmё sё pari t’i bindim tё tjerёt tё shohin, vetёdisohen dhe tё zhvillojnё empati, solidaritet dhe pёrgjegjёsi shoqёrore, dhe jo uniformitet ideologjik. Duke u nisur nga premisa e respektit tё ndёrsjelltё, ftojmё nё veprim tё bashkuar me tё gjithё individёt dhe organizatat tё cilat nuk duan ta shohin dhe durojnё padrejtёsinё e cila nё mёnyrё sistematike e ndёrton thelbin shoqёror nё Republikёn e Maqedonё qё nga pavarёsimi e deri mё sot.

Do tё fitojmё!

cropped-header631